Bota

Zbulohet një kafkë dinosauri mishngrënës në Patagonia


Përshtypja e një artisti për Llukalkan aliocranianus, BBC

Shkencëtarët në jug të Argjentinës kanë gjetur kafkën e një dinosauri të madh me emrin Mapuche, qё nё gjuhёn lokale do tё thotё “ai që shkakton frikë”.

Llukalkan aliocranianus me brirë ishte rreth 5 metra i gjatë dhe mendohet tё ketё jetuar në Amerikën e Jugut, 85 milionё vjet më parë.

Studiuesit gjetën mbetje afër një dinosauri tjetër mishngrënës, sipas tyre diçka jashtëzakonisht e pazakontë.

Gjetjet nga Patagonia u botuan të martën, raporton BBC.

Ashtu si Tyrannosaurus rex, dinosauri Llukalkan ishte me dy këmbë me krahë shumë të shkurtër, por ishte i mesëm në krahasim me gjigantin T. rex.

Kishte gjithashtu brirë të shkurtër dhe gishtërinj të vegjël. Ёshtë vlerësuar se peshon midis një dhe pesë tonë, pak më i lehtë se një elefant afrikan i rritur.

Ishte një grabitqar i frikshëm, me kafkë të madhe dhe një pickim të fortë, sipas studimit të botuar në Journal of Vertebrate Paleontology.

“Gjetjet sugjerojnë se kishte dëgjim më të mirë se dinosaurët e tjerë në familjen abelisaurids, të cilat me gjasë e bënë atë një gjuetar më të mirë”, tha Federico Gianechini, një paleontolog në Universitetin Kombëtar të San Luis Argjentinë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Jetoi në tokë gjatë periudhës së Kretaceut, epoka e fundit para se dinosaurët të zhdukeshin.

Afër kafkës së Llukalkhan, shkencëtari gjeti mbetjet e fosilizuara të një dinosauri pak më të madh mishngrёnёs, i quajtur Viavenator exxoni.

Gianechini tha se është shumë e pazakontë të gjesh dy abelisaurids që jetojnë afër së bashku në të njëjtën kohë.

“Llukalkan ishte pak më i vogël se Viavenator, megjithëse, nëse ata do të jetonin së bashku me siguri do tё ndanin të njëjtin vend ekologjik dhe do tё ushqeheshin me të njëjtën pre, kështu që ata do të kishin konkurruar me njëri-tjetrin dhe – pse jo – edhe të hanin njëri-tjetrin”, i tha ai Reuters.

Një seri zbulimesh të rëndësishme të dinosaurëve janë bërë në Argjentinë në dekadat e fundit.

Në vitin 2014 mbetjet e një dinosauri që peshonte sa 14 elefantë, mendohej tё ishte më i madhi i zbuluar ndonjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore