Jetesë & Stil

Zbulohet kufoma e një balene në Itali


Në brigjet e Italisë së jugut është gjetur një kufomë balene, e cila mendohet të jetë ndër më të mëdhatë që janë gjetur ndonjëherë.

Balena  është gjetur pranë portit të Sorrentos, Napoli.  Rojet u drejtuan te zyrtarët, për të bërë transportin e balenës 70 tonëshe.

Rojet bregdetare thanë se ishte “ndoshta një nga trupat më të mëdhenj” të balenave të gjetura ndonjëherë në rajon.

Qindra balena janë bllokuar në Tasmani. Pak pasi zhytësit gjetën trupin e balenës, ata vendosën të kryenin një operacion kompleks për ta zhvendosur në tokë.

Në operacion u përfshinë dy anije, ndërsa kufoma u gjend të martën.

Ekspertët po kryejnë autopsinë për të zbuluar shkakun e vdekjes. Ka plane që skeleti i madh i balenës të shfaqet përfundimisht në një muze./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore