Vende

Zbulohet “fast food”-i antik në Pompeii


Është zbuluar një “fast food” antik në rrënojat e qytetit antik të Pompeii-t, i cili u shkatërrua thuajse dy mijëvjeçarë më parë nga shpërthimi i Vezuvit.

Banaku i shërbimit të ushqimit, i njohur si thermopolium, i ka shërbyer ushqim të ngrohtë dhe pije qytetarëve.

Ky dyqan në fakt është zbuluar që në 2019-ën, por u bë vetëm tani publik. Edhe pse është ruajtur në formë të shkëlqyer, sprish ka pasur nevojë për pak restaturim.

Të pikturuara mbi banak, janë ushqimet që mendohet se shërbeheshin në atë kohë. Ato përfshijnë pulën, rosa, mish derri, peshk dhe kërmij.

Drejtori i parkut arkeologjik të Pompeii-t, Massimo Ossana, tha për agjensinë e lajmeve Reuters se zbulimi ishte i jashtëzakonshëm. “Është hera e parë që gërmojmë një thermopolium të plotë”, deklaroi ai.

Qyteti antik i Pompeii-t u varros nën hirin vullkanit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit. Duke qenë se hiri mbuloi me një shtresë të trashë gjithë qytetin, objektet u ruajtën në kushte shumë të mira. Kjo e ka bërë Pompeii-n një parajsë për arkeologët.

Për shkak të pandemisë, parku arkeologjik është i mbyllur për vizitorët. Gjithsesi, shpresohet se nga viti tjetër, vizitorët do të mund të shohin në person atë që mund të jetë “fast food”-i i parë në botë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore