Stil

Zbulohet e vërteta e tradhtisë së supozuar të A$AP Rocky dhe ndarjes së tij nga Rihanna


Prej ditësh, mediat rozë po shkruajnë për një ndarje të mundshme të A$AP Rocky dhe Rihanna-s dhe si shkak, është hamendësuar tradhëtia e reperit me Amina Muaddi, një stiliste shumë e njohur këpucësh.

Kjo e fundit, në një reagim zyrtar, hodhi poshtë të gjitha lajmet që qarkullojnë, duke e mohuar këtë histori dhe duke folur ashpër kundër mediave.

“Kam menduar përherë se thashethemet e shpërndara online nuk meritojnë përgjigje, por për hir të raportit që kam ndaj A$AP Rocky dhe Rihanna-s vendosa të flas”, e nis deklaratën Amina.

Më tej ajo thekson se vuri re mungesë respekti ndaj dy personave që i vlerëson shumë.

“Mendova në fillim se ky lajm nuk do të merrej seriozisht, por 24 orët e fundit vërtetuam se jetojmë në një shoqëri që flet shpejt dhe përhap fjalë edhe pa prova reale dhe fakte. Gjithashtu, pa treguar respekt për njerëzit apo periudhat e bukura që ata po kalojnë”, vijon më tej stilistja.

Ndërsa e mbyll me fjalët: “Teksa Riri jeton dhe shijon shtatzëninë e saj e veshur shumë bukur, unë po i kthehem punëve të mia duke ju uruar një fundjavë Pashkësh të bukur”.

Ditët e fundit, në kryefaqet e mediave rozë në të gjithë botën, ka qenë tradhtia e supozuar e A$AP Rocky ndaj Rihanna-s me stilisten në fjalë.

Sipas disa prej tyre, këngëtarja i kishte “kapur” ata bashkë dhe kishte kërkuar ndarjen muzikantit amerikan.

Tabloidi “TMZ”, e hodhi poshtë lajmin pak orë pasi u përhap, por reagimi i parë dhe i vetëm zyrtar erdhi nga vetë Amina, që u bë  pjesë e trekëndëshit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore