Sport

Zbulohet arsyeja pse Allegri refuzoi Real-in


Massimiliano Allegri arriti sukses me Juventus-in dhe mbetet përsëri një opsion i mundshëm për Juventus-in, në rast se Andrea Pirlo shkarkohet në fund të sezonit.

Italiani pas largimit nga stoli i Juventus-it kishte disa opsione mes të cilave Real Madrid-i, Arsenal-i dhe Chelsea. Sipas mikut të Allegrit, Giovanni Galeone, tekniku livornez refuzoi madrilenët pasi më herët kishte refuzuar edhe dy klubet angleze.

“Arsyeja është e thjeshtë”, tha Galeone për Radio Kiss Kiss.

“Për shkak të disa problemeve serioze familjare, ai duhej t’i thoshte ‘jo’ disa klubeve të mëdha”.

“Ai i tha ‘jo’ Chelsea-t dhe Arsenal-it, por edhe Real Madrid-it. Gjithashtu refuzoi edhe PSG-ën”.

“Ai e refuzoi Real Madrid-in sepse më parë kishte refuzuar disa klube të tjera që përmenda”.

“Unë e pyeta atë, ‘si mund të refuzosh një klub kaq të madh?’ dhe përgjigja e tij më befasoi”.

“Ai më tha ‘unë nuk jam klloun, kështu që nëse them se nuk mund të jem trajner i klubeve të tjera atëher nuk mund të pranojë një ofertë tjetër vetëm 10 ditë më vonë’”.

“Ai është një njeri i ndershëm, një zotëri dhe një profesionist. Tani ai është gati të kthehet dhe dëshiron të jetë te një klub i madh”, përfundoi Gialone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore