Lajme

Zbulohen të dhënat e ushtarëve rusë që kryen “mizori” në Borodyanka, sipas GUR-it


Inteligjenca Ushtarake ukrainase ka zbuluar të dhënat e forcave ruse, të cilët morën pjesë në kryerjen e krimeve të luftës në Borodyanka.

Ata janë ushtarakë të Regjimentit të 234-të të Sulmimit Ajror të Federatës Ruse.

Lajmin e bën të ditur “E Vërteta Ukrainase” që citon deklaratën e GUR-it.

“Vihet re se kjo njësi ushtarake 74,268 është e vendosur në Pskov”, shkruhet në deklaratë.

Spiunët publikuan një “listë personale të ushtarakëve”.

Në listë përmbahen emrat, pozicionet, datën e lindjes, si dhe të dhënat e të afërmve të ngushtë.

Për listën e plotë mund të klikoni këtu.

Ndërsa forcat ruse u larguan tërësisht nga veriu i Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelensky, foli për situatën në qytetet e çliruara nga pushtuesit.

Situata, sipas tij, shfaqet edhe më keq se sa ajo në Bucha.

Zelensky sqaroi se ka filluar tashmë heqja e inerteve të mbetura në Borodyanka.

Presidenti ukrainas dhe këshilltarët e tij, pasi panë situatën paraprake, mendojnë se skenari në këtë vend do të jetë edhe më i errët se sa ai në Bucha.

Detaje gjithsesi, mbi atë çfarë po dokumentohet aty, nuk janë dhënë ende nga zyrtarët ukrainas.

Megjithatë, Zelensky theksoi se “në terma të shkatërrimit, si infrastrukturor, ashtu edhe humbje jetësh civile, Borodyanka duket të jetë ajo më e shkatërruara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore