Lajme

Zbulohen rezerva të gazit natyror në Bolivi – 260 milionë dollarë përfitim në vit


Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, ka bërë me dije se rezerva të reja, më të mëdha, të gazit natyror janë zbuluar.

Sipas zyrtarëve, pritet një përfitim 260 milionë dollarë në vit.

Zbulimi u bë në pusin “Margarita-10”, ku operon kompania spanjolle “Repsol” në fushën e madhe Margarita-Huacaya.

Një nga rezervuarët kryesorë të gazit natyror të vendit, që mbulon pjesë të rajoneve jugore të Chuquisaca dhe Tarija.

Gazi natyror është një nga eksportet kryesore të Bolivisë pa dalje në det.

Pusi pritet të prodhojë 300- 350 miliardë metër kub gaz natyror në qytetin e Andeve të Oruro, sipas Arce-s.

Kompania shtetërore boliviane e naftës YPFB tha se pusi do të gjenerojë më shumë se 260 milionë dollarë në vit, të ardhura.

Repsol dhe kompani të tjera të huaja operojnë në fushën Margarita-Huacaya, përmes koncesioneve të dhëna nga shteti Bolivian, nëpërmjet YPFB.

Për vite, hidrokarburet ishin eksporti kryesor i Bolivisë, por vitet e fundit ato janë tejkaluar nga eksportet e mineraleve, kryesisht ari dhe zinku.

Marrë nga Daily News, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore