Kultura

Zbulohen datat e festivalit Grek të Filmit


Edicioni i gjashtë i Festivalit Grek të Filmit, në Berlin,do të zhvillohet më 20-24 janar 2021, me kushtin që Gjermania të mos jetë nën një bllokim tjetër kombëtar nga COVID-19.

Festivali ishte i njohur si “Hellas Filmbox Berlin”, megjithatë  nga  viti 2021  do të quhet  “Festivali Grek i Filmit në Berlin”. Filmi që do të hapë festivalin është planifikuar të jetë “Eftychia” ndërsa filmi që do ta mbyllë atë do të jetë “Apples”.

Organizatorët do të përfshijnë edicionin  e vitit 2021, çmimin “Emerging Greeks Competition, i cili do t`i jepet filmit të parë dhe filmit  të dytë më të mirë, dhe do të përfshijë një çmim prej 1 mijë Euro, të sponsorizuar nga Qendra Greke e Filmit.

Ata shpresojnë që njerëzit do të mund të marrin pjesë në festival duke zbatuar masat e distancimit social dhe duke mbajtur maska. Në rast se Gjermania do të jetë në një karantinë të plotë,  planifikohet që festivali të zhvillohet online./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore