Shqipëria

Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, identifikohen 4 autorët


Polica e Fierit ka zbardhur vrasjen e Shkëlzen Kastratit të ndodhur më datë 1 shkurt 2021, në Fier.

“Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim katër autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale. Po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

“Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore Fier DVP, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit A.Z, 37 vjeç, E.T, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë,  dhe E.Xh, 27 vjeç, R. C, 39 vjeç banues në Tiranë”.

Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën të ditur se po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se autorët mund të jenë larguar drejt një vendi të Bashkimit Evropian (BE).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore