Shqipëria

Zbardhet Jug-Lindja e Shqipërisë


Reshjet e dëborës zbardhën, ditën e hënë, fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës dhe Qafën e Qarrit.

Bora nisi gjatë natës duke arritur trashësinë nga 5-20 cm.

Zyrtarët e autoritetit lokal bëjnë me dije se rrugët janë të hapura dhe deri tani nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve.

Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente, por me intensitet të ulët.

Për këtë stinë, është hera e parë që bie kaq borë në këtë qark, dhe  kjo ka sjellë një kënaqësi të veçantë tek pushuesit që ndodhen atje.

Të tjerë pushues u nisën drejt fshatit turistik, Dardhë, për shkak të borës.

Policia rrugore ka ngritur postblloqe për monitorimin e situatës dhe nuk lejon automjetet të udhëtojnë pa zinxhir. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore