Sport

Zaniolo heroi, Roma triumfon në finalen e UECL në “Air Albania” (VIDEO)


Roma është fituesja e UEFA Europa Conference League, pasi mundi 1-0 në finale skuadrën e Feyenoord-it, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Skuadra nga kryeqyteti bëhet kështu klubi i parë italian që fiton një trofe të UEFA-s që nga Inter-i në vitin 2010, trajner i të cilit ishte, Jose Mourinho.

Nicolo Zaniolo me golin e realizuar në minutën e 32 është heroi i romakëve.

Roma fiton kështu trofeun e parë UEFA. Ndërsa, Feyenoord-i humbet finalen e parë, pas tre sukseseve të mëparshme në kompeticionet evropiane.

Mourinho ka vendosur rekord. Ai është bërë trajneri i parë që ka fituare tre kompeticionet e UEFA-s, Champions League, Europa League dhe Conference League.

Lorenzo Pellegrini bëhet kapiteni i parë i Roma-s që ngre një trofe të UEFA-s.

Për mbrojtësin kuqezi, Marash Kumbulla, nuk pati asnjë minutë në dispozicion në këtë finale. Megjithatë, ai do të ngrejë trofeun e UECL në shtëpinë e tij, “Air Albania”.

Feyenoord-i ishte skuadra më kërkuese në fushën e blertë. Holandezët zotruan topin në masën 67%, si dhe tentuan 13 herë drejt portës sv Roma-s.

Në krahun tjetër, Roma pati tetë tentativa dhe vetëm tre prej tyre shkuan në kuadrat.

Statistikat e takimit:

Notat e lojtarëve:

Një statistikë interesante është se asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë se një gol në pesë finalet e fundit të UEFA-s;

UCL: Bayern Munich 1-0 Paris Saint-Germain

UEL: Villarreal 1-1 Manchester United

UCL: Chelsea 1-0 Manchester City

UEL: Eintracht Frankfurt 1-1 Rangers

UECL: Roma 1-0 Feyenoord

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore