Përballje

Zan Tabak për Albanian Post: Erdhëm për t’u kualifikuar – do ta mposhtim Kosovën (VIDEO)


Zan Tabak, trajneri i përfaqësueses së Sllovakisë në basketboll, ka thënë në një intervistë për Albanian Post, se në Kosovë kanë ardhur për të fituar dhe të kualifikohen tutje për në rundin e dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

“Unë besoj se ne mund të fitojmë ndeshjen dhe besoj që do kualifikohemi”, tha Tabak në këtë intervistë të shkurtër për Albanian Post.

Kosova, Luksemburgu dhe Sllovakia ndajnë nga shtatë pikë, ndryshe nga Islanda e cila është kualifikuar në ditën e enjte.

Edhe Kosova, njëjtë si Sllovakia, nëse fiton ndeshjen ka gjasa që të kualifikohet në rundin e dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë do luhet sonte në ora 19:00 ku edhe do vendoset fati i Dardanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore