Shëndet

Zambaku i gjelbër, kundër viruseve dhe baktereve


Një ndër lulet që mendohet se është kundër viruseve dhe baktereve quhet zambaku i gjelbër.

Është i lehtë për t’u mirëmbajtur, pastron ajrin si dhe largon energjinë negative brenda shtëpisë.

Zakonisht preferohet që çdo shtëpi të ketë një zambak të gjelbër, veçanërisht në këtë kohë që ndryshimet e menjëhershme të temperaturave, ndikojnë në organizmin e njeriut.

Përveç pastrimit të ajrit, mund të na mbrojë nga viruset, mund t’i shkatërrojë viruset që janë në ajër.

Sekreti është në lagështinë e madhe, së cilës kjo bimë i kontribuon, dhe që në fakt shkatërron viruset dhe bakteret që na rrethojnë. Prania e saj e bën hapësirën e jetesës më të shëndetshme dhe imunitetin më të fortë.

Është shumë e lehtë për tu mirëmbajt, mund ta kultivojnë edhe ata që nuk janë të shkathët me bimët.

Nuk kërkon shumë vëmendje dhe kujdes, nuk është e nevojshme të ujitet shpesh. Preferohet ta mbani në dritë, por edhe në pjesë më të errëta të banesës.

Në rast se ka më shumë dritë ajo do të prodhojë më shumë lule, dhe ngjyra do të jetë më intensive dhe do të duket më e harlisur.

Po ashtu kjo lule toleron ndryshimet në temperaturë, por është më mirë të mbahet midis 21 dhe 30 gradë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore