Rajoni

Zaharieva: Dënon aktin e djegies së flamurit bullgar në Maqedoninë e Veriut


Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, dënoi ashpër aktin e diegjes së flamurit bullgar, në Karnavalin e Vevçanit.

Gjatë karnavalit, të mbajtur ditën e enjte, në Maqedonië e Veirut, qytetarët dogjën flamurin e Bullgarisë.

“Pas njoftimeve në media në lidhje me djegien e flamurit bullgar në Vevçan, udhëzova ambasadorin bullgar në Shkup, Angel Angelov, t’i shprehë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pakënaqësinë tonë të fortë për këtë akt vandalizmi”.

Ambasadori Angelov i ka dërguar një notë të mprehtë verbale, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Shkupit, nuk e bëri publike përmbajtjen e letrës. Por, përmes një deklarate e dënoi aktin e djegies së flamurit bullgar. Duke e quajtur “akt që dëmton reputacionit e Maqedonisë së Veriut”.

Akti, është dënuar dhe nga presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski.

“ Mes fqinjëve ka nevojë të ndërtohet besim, mirëkuptim dhe respekt i ndërsjellë”.

Prokuroia e Strugës filloi hetimin e këtij akti. Sipas Kodit Penal, neni 181 “djegia e një flamuri, cilido qoftë ai, është vepër penale, e cila mbjellë urretje në bazë kombëtare, racore, fetare dhe të tjera”. Sipas këtij neni, autori dënohet me burg nga një deri në pesë vite.

Policia deklaroi se e ka dokumentuar rastin. Pritet identifikimit i autorit.

Vitin e kaluar, më 20 nëntor në mediat sociale, u publikua një video, ku digjej flamuri i Republikës së Bullgarisë. Aryeja thuhej se ishte përgjigje ndaj historisë së përbashkët. Ndërkohë autori akoma nuk është identifikuar.

“Karnavali i Vevçanit” konsiderohet si një nga kuriozitetet më të mëdha unike dhe kulturore në vend me një traditë 1 mijë e 400 vjeçare. Ky karnaval përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme është simbol i përcjelljes së mesazheve për ngjarjet e ndodhura gjatë vitit paraprak në vend dhe më gjerë, duke i kritikuar ato.

Komuna e Vevçanit dhe Institucioni që organizon karnavalin janë anëtarë të Asociacionit të Qyteteve Botërore të Karnavaleve (FEEC).

Incidenti, vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve. Pasi Bullgaria, në nëntor të vitit të kaluar, i vuri veton hapjes së negociatave me BE-në. Shkak u bënë konfliktet disa vjeçare. Lidhur me shtet formimin e dy vendeve. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore