Shqipëria

Yuri Kim thirrje palëve politike: Nga çfarë keni frikë?


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri, Yuri Kim, të martën me anë të një postimi në media sociale Twitter, ka reaguar sërish ndaj pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, të kandidatit për deputet, Tom Doshi.

Yuri Kim iu ka rikujtuar shqiptarëve postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” Tom Doshin, në SHBA.

Drejtuar palëve politike, ambasadorja ka bërë thirrje të reagojnë ndaj përfshirjes së Doshit në listat e kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e 25 prillit.

“Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion. Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur? Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë”, ka shkruar ambasadorja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore