Shqipëria

Yuri Kim-Soreca: Paraqiten shumë sfida para nesh


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE), Luigi Soreca, kanë zhvilluar një takim, ku në fokus të bisedimeve ishin zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 25 prill.

Kim thotë se paraqiten shumë sfida, duke nisur me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe zgjedhjet parlamentare. Këto janë një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.

Nëpërmjet një statusi në median sociale Twitter Kim dhe Soreca shihen të buzëqeshur.

“Shumë sfida para nesh, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet 4/25, oferta e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurt dhe jam dakord që BE-ja në bashkëpunim tw fortw me SHBA-në janë në mbështetje të Shqipërisë“.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore