Shqipëria

Yuri Kim: SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara (SHBA), Yuri Kim zhvilloi një takim me  Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.  Ambasadorja i siguroi gjykatëses mbështetjen e SHBA-së për rezultatet e reformës në Drejtësi.

“U takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED-it, e cila mundësoi që  Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tanimë , ajo ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese dhe shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme.  SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Reformën në Drejtësi të japë rezultate”,  shkruan Yuri Kim në Twitter.

 

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka shtatë anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë. Kujtojmë  zgjedhja e anëtarit të gjashtë e bëri gjykatën funksionale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore