Shqipëria

Yuri Kim: Mos shisni votën


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shesin votën e tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një shkrimi në median sociale Twitter, ajo iu referua postimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri mesditën e sotme.

“Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore