Shqipëria

Yuri Kim: Koha për të zgjedhur sërish, të ardhmen apo të kaluarën


Mbrëmjen e sotme të 16 shtatorit, Yuri Kim, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku pritet të flasë për zhvillimet politike në vend.

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Të luftohet për brezin e ardhshëm apo të mbrohen fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shohim kah së ardhmes. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do ta bëjnë këtë së bashku”, ka shkruar Kim në Twitter.

Ndërkohë, në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter zbulohet se Kim e ka ndalur vëmendjen te diplomacia, duke ravijëzuar se ka të bëjë më shumë sesa me marrëdhëniet mes qeverive të vendeve.

Sipas saj, diplomatët kanë shumë më tepër punë se me zyrtarët qeveritarë.

“Detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por, përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri, ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe me bizneset”, ka shkruar ajo.

Ambasadorja ka shtuar se “prandaj më shihni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë përqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore