Shqipëria

Yuri Kim: “Demokraci, mbrojtje dhe biznes”, prioritetet për Shqipërinë


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shqipëri,Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Real Story”, në kanalin News24, të mërkurën, deklaroi se misioni i saj në Shqipëri, ka të bëjë me tre prirorite,“demokraci, mbrojtje dhe biznes”.

Për demokracinë, Kim, tha se udhëheqësit e Shqipërisë, morën iniciativën për të vënë në funksion Gjykatën Kushtetuese. E cila, është një hap madhor, përsa i përket reformës në drejtësi. U vendos në funksion Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Po ashtu, edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, është institucionalizuar.

“Nuk po lëviz aq shpejt sa mendoj do shpresonin njerëzit, por po lëviz dhe mendoj është diçka e rëndësishme”.

Përsa i përket mbrojtjes, Kim, deklaroi për herë të parë, stërvitjen ushtarake Defender 21. Kjo stërvitje, do jetë e drejtuar nga ushtria e SHBA-së në Evropë. Do të përfshijë rreth 26 vende të ndryshme dhe 30 mijë trupa ushtarakë.

Sipas saj, rreth 6 mijë trupa do të kalojnë në Shqipëri, gjatë muajit maj dhe qershor. Ndërsa, gjatë javës së ardhshme, zëvëndës komandanti i ushtrisë amerikane për Evropën dhe Afrikën, do të vinte në Shqipëri. Për të informuar udhëheqësit e vendit dhe publikun, se për çfarë është kjo stërvitje.

Ndërsa, përsa i përket biznesit, ajo tha se me marrëveshjen e 3 tetorit, 2020, u nënshkrua Memorandumi historik dypalësh për Bashkëpunimin Ekonomik. Në këtë marrëveshje, kompania më kryesore amerikane në botë, Bechtel, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Qeverinë shqiptare, përsa i përket ndihmës, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Sipas Ambasadores, Kim, merita drejt rrugës së duhur, i shkon popullit dhe udhëheqësve shqiptarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore