Përballje

Youtuber-i, Jake Paul, mposht ish luftëtarin e UFC, Tyron Woodley në boks


Jake Paul fitoi me vendim të gjyqtarit për herë të parë në karrierën e tij në boks.

Youtuber-i, mposhti në boks, ish luftëtarin e UFC, Tyron Woodley-n në vendlindjen e Paul në Cleveland.

24-vjeçari, u trondit nga një goditje e fortë e djathtë e cila e dërgoi atë në litarë nga ish-kampioni i UFC, 39-vjeçari, Woodley në raundin e katërt.

Por Paul, i cili kishte fituar katër luftimet e tij të mëparshme brenda dy raundeve, fitoi 77-75, 75-77, 78-74 në kartat e rezultateve.

Në kartën e poshtme, pesha e rëndë britanike Daniel Dubois e bëri punën e lehtë të Joe Cusumano me një fitore teknike të raundit të parë me nokaut.

Dhe shpresat se Tommy Fury mund të luftojë kundër Paul, u rritën pas një fitore ndaj amerikanit Anthony Taylor, i cili ishte partneri luftarak i Paul.

“Le ta bëjmë Jake. Unë kam bërë pjesën time, ti bëje tënden”, tha Fury pasi fitoi me vendim unanim në debutimin e tij në SHBA.

Por Fury mund të duhet të presë për përballjen e tij me Paulin pasi Woodley, i cili po bënte debutimin e tij në boks, kërkoi një ndeshje të përsëritur, duke besuar se ai kishte fituar duelin.

Paul, i cili është tre centimetra më i gjatë se Woodley, dhe vetëm gjysmë kile më i rëndë, tha se ai do të ndeshej përsëri, nëse kundërshtari i tij do të bënte një tatuazh.

“Unë dhe Jake duhet të përballemi përsëri. Unë dua një ndeshje të përsëritur. Ndihem sikur kam fituar”, tha Woodley.

“Nëse bën një tatuazh, ‘Unë e dua Jake Paul’, atëherë ne do të përballemi përsëri”, u përgjigj Paul, për të cilën Woodley u pajtua.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore