Përballje

Youtube përballë MMA në boks


Për ata që përcjellin botën e çmendur të argëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përbën çudi të madhe, por për të gjithë të tjerët po.

Besoni ose jo, mëngjesin e hershëm të së dielës, rreth orës 03:00, në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ringun e boksit do të ndeshën dy veta dhe asnjëri prej tyre nuk është boksier.

Jake Paul, amerikani i bërë i famshëm me video në kanalin e Youtube dhe Ben Askren një ish-garues në Artet Marciale të Përziera do provojnë forcat në “shkencën e ëmbël” të hedhjes së grushteve.

Gjatë gjithë karrierës së tij në MMA, Askren nuk ka pasur kurrë një ndeshje më me bujë se kjo përballë Jake Paul.

Siç duket për Askren, kjo do jetë ndeshja më fitimprurëse në të gjithë karrierën e tij pasi shuma që duhet paguar për ta shikuar këtë ndeshje është 50 dollar.

Do të jetë hera e parë që Paul do të  përballet me dikë që ka përvojë luftimi, ndërsa Askren synon të poshtërojë yllin e mediave sociale me nokaut.

Ben Askren pati një karrierë fantastike në Artet Marciale të Përziera ku pati vetëm dy humbje dhe 19 fitore.

Por, a do mundet ta vazhdojë suksesin e tij edhe në boks, pritet të shihet në ndeshjen përballë Jake Paul.

Ndësa Jake Paul ka një rekord prej dy fitoreve dhe asnjë humbje në ndeshjet përball ”Youtuber-it” AnEson Gib dhe ish basketbollistit Nate Robinson.

Këta dy, me 16 prill patën edhe “Face Off-in” para ndeshjes ku Askren dukej i qetë, ndërsa Jake Paul u tregua më dramatik.

Jake Paul po ashtu e thumboi me fjalë Askren-in duke i thënë se ti humbe në UFC, Olimpiadë, dhe për fund do humbësh edhe kundër meje.

“Kjo është boks kundrejt MMA, dhe ju do të shihni ndryshimin. “Tha Paul”. Ju do të shihni diferencën e një luftëtari që dëshiron të jetë boksier, një personazh që humbi në Olimpiadë, një djalë që e mbytën në UFC dhe tani për fund,  një djalosh që do e mbyt Jake Paul. Do t’i jap fund karrierës së tij”.

Ben Askren po ashtu nuk u përmbajt duke thënë se Jake Paul është boksier amator dhe se nuk i duhen më shumë se tre muaj stërvitje për ndeshjen përballë tij.

“Kur e mendoj, boksi është shumë më i lehtë sesa artet marciale të përziera. Thjesht duhet të grushtosh kundërshtarin në fytyrë me dy duart e tua. Nëse dua të mposht një boksier amator, nuk do të më duhen më shumë se tre muaj stërvitje për ta bërë këtë”, tha Ben Askren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore