Aplikacione

YouTube, 4K te ekranet me rezolucion të ulët


Aplikacioni i YouTube-it në Android po lejon që një pjesë e përdoruesve të munden të shohin video me rezolucion deri në 4K me 60 korniza për sekondë edhe në rastet kur pajisja nuk ka një ekran të aftë për 4K.

Agjensia e lajmeve, The Indian Express, shkruan se tipari i ri i aplikacionit YouTube ofron cilësi më të mirë të videos dhe përfshihet në ndryshimet në sistem, gjë që e bën ndryshimin një shtesë të qëllimshme dhe jo një problem.

“E provuam funksionin në një OnePlus Nord i cila ka një ekran FHD+. Kemi arritur të shohim dhe të zgjedhim opsionet e videos deri në 2160p 60fps me mbështetjen e riprodhimit HDR”, dallon The Indian Express.

Videot mund të shihet edhe me një rezolucion më të ulët në 60fps me HDR në rastet kur vetë videoja e mbështet të njëjtën gjë.

Mirëpo, teknikisht, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të shohin video me rezolucion 4K. Karakteristika e re mundëson riprodhim më të mrehtë të imazhit falë opsionit HDR. Gjithashtu përmirësim të riprodhimit të tingujve.

Për të marrë rezultatin më të mirë nga veçoria e re e aplikacionit, nevojitet një lidhje mjaft e shpejtë me WiFi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore