Përballje

Young Boys, Malmo FF dhe Benfica kalojnë më tej në Kualifikimet e Ligës së Kampionëve


Ndeshjet kualifikuese Ligës së Kampionëve ishin dramatike dhe shumë interesante.

Dueli mes skuadrës së Myrto Uzuni-t, Ferencvaros dhe skuadrës nga Zvicra, Young Boys ishte me plotë dramë, ku fituesi u gjet në minutën e fundit.

Rezultati final mes Ferencvaros dhe Young Boys ishte 2:3.

Ndeshja ishte e dominuar nga zviceranët, por ata nuk finalizuan rastet e shumta që kishin.

Golin e parë e shënuan Young Boys me mbrojtësin Cedric Zesiger në minutën e pestë.

Por, Ferencvaros e kthyen rezultatin në 2:1 në pjesën e parë, duke shënuar me anë të Henry Wingo dhe Ryan Mmaee në minutat 18 e 27-të.

Young Boys shënuan 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Christian Fassnacht.

Pas shumë tentimesh, zviceranët arritën fitoren në minutën e 93-të me 20 vjecarin, Felix Mambimbi, i cili i dha kualifikimin e mëtutjeshëm.

Ndeshja mes  PSV-së dhe Benficës, ishte interesante po ashtu, edhe pse përfundoi pa gola.

Benfica është kualifikuar më tej, për shkak se kishte fituar ndeshjen duelin e parë me rezultat 2:1.

PSV dominuan plotësisht Benficën, ata kishin 20 tentime për të shënuar dhe mbajtën posedimin në 65%, por të gjitha këto statistika nuk ja mundësuan kualifikimin.

Ndeshja e tretë mes Ludogorets dhe Malmo-s përfundoi me fitoren e këtyre të parëve, por me kualifikimin e suedezve.

Ludogorets fitoi ndeshjen me rezultat 2:1, por nuk arritën të kualifikohen për shkak se Malmo kishin fituar me rezultat 2:0 në duelin e parë.

Të parët në ndeshje shënuan Ludogorets me Anton Nedyalkov në minutën e 10-të.

Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, ishte Veljko Birmancevic i cili barazoi rezultatin për Malmo-n.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Pieros Sotiriou shënoi për golin e fitores, por jo edhe atë të kualifikimit.

Skuadrat të cilën u kualifikuan më tej në Kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishin Young Boys, Malmo FF dhe Benfica.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore