Familja

Yoga, mënyra ideale për aktivizimin e fëmijëve


A e dini se yoga është e rekomanduar edhe për fëmijë? Natyrisht, është disi e ndryshme nga ajo për të rritur, por përdoren të njëjtat parime bazë: fryma, trupi, mendja dhe harmonizimi i të tre këtyre elementëve.

Sigurisht është sfidë më e madhe me fëmijët t’i bëni të jenë të vëmendshëm për një kohë të mjaftueshme, në mënyrë që t’u mësoni të mirat e yoga-s, si: ekuilibrin, fleksibilitetin, përqendrimin, paqen, shëndetin dhe mirëqenien.

Zakonisht fëmijët janë shumë energjikë dhe u pëlqen të flasin dhe të lëvizin. Të dyja këto gjëra bëhen përmes ushtrimit të yoga-s.

Fëmijët do të shfrytëzojnë mundësinë që të luajnë në rolin e kafshëve, pemëve, luleve, luftëtarëve. Por roli juaj në këtë rast është të mos i pengoni dhe t’i lejoni ata të lehin në pozicionin e qenit apo të mjaullijnë në pozicionin e maces. Ata mund të thonë edhe alfabetin ose të numërojnë në ato pozicione. Tingulli i ndihmon fëmijët të çlirohen.

Fëmijët kanë nevojë ta zbulojnë vetë botën. Të flasësh më fëmijët e t’u thuash të bëjnë diçka, duket si mision i pamundur. Ndaj, në vend të kësaj, sigurojuni një mjedis të qetë, ku mund të krijojnë dhe të zbulojnë të vërtetat e tyre. Teksa ata bëjnë pozicionet e kafshëve dhe të objekteve në natyrë, përkushtohen mendërisht për të thelluar vetëdijen. Në këtë rast, janë duke bërë lidhjen mes makrokozmosit të mjedisit të tyre dhe mikrokozmosit të trupave të tyre dhe rëndësia e respektimit dhe e parimit të ndërvarësisë bëhet e dukshme.

Ndaj është mirë ta mendoni veten si një ndihmës dhe jo si mësues. Drejtojini fëmijët, por lejojini edhe ata t’ju drejtojnë ju. Pa dyshim do t’ju mahnitin dhe do t’ju ftojnë të eksploroni botën bashkë me ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore