Golden Eagle Ylli ka fituar edhe ndeshjen e dytë në përballjen me KB Pejën në finalen e superligës së Kosovës në basketboll.
Ylli ka fituar me rezultat 75:73 pas një fundi dramatik ku fituesi nuk dihej deri në fundin e ndeshjes.
Peja e filloi mirë, duke qenë dominuese në pjesën e parë, ku mori një epërsi të lartë prej 15 pikëve.
Por, në pjesën e dytë, Peja përmbysën rezultatin duke e barazuar rezultatin në fund të çerekut të tretë.
Dardan Berisha ishte fantastik në ndeshjen e dytë, pavarësisht gabimeve në minutat e fundit të ndeshjes.
Ndërsa Ylli bënë lojë shumë të bukur me disa “alley-oops” të cilat elektrizonin ndeshjen.
Aj Walton ishte përsëri mungesë e madhe për Pejën, por ai do kthehet në ndeshjen tjetër.
Ylli i prinë serisë 2:0 dhe ata therandasit do synojnë fitoren edhe në ndehjen e radhës e cila do luhet në Pejë.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 15 pikë e 7 asistime, Valon Bunjaku me 15 pikë e 7 asistime, Demetris Morant me 17 pikë e 10 kërcime, Gëzim Morina me 14 pikë e 6 kërcime dhe Elyjah Clark me 12 pikë e 7 kërcime.
Ndërsa te Peja më të mirët ishin Brandon Walters me 14 pikë e 20 kërcime, Dardan Berisha me 29 pikë dhe Lis Shoshi me 10 pikë e 10 kërcime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh