Muzikë

Ylli i hitit “Whoa”, rep artisti Black Rob ndërron jetë në moshën 51 vjeçare


Rep artisti Black Rob, emri i vërtetë i së cilit është Robert Ross, pjesëtari i “Bad Boy”, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 2000 “Woah”, ka vdekur në moshën 51 vjeçare.

Vdekja u konfirmua nga ish- shoku i tij i grupit, Mark Curry, i cili postoi një video – mesazh emocionues në Instagram.

“Rob vdiq rreth një orë më parë”, tha Curry. Nuk e di nga të filloj, por ju falënderoj të gjithëve për donacionet”, mbishkroi ai.

Më tej, ai shtoi – “Ne kemi humbur shumë legjenda dhe nuk kemi mundësi të humbasim më”.

Mark Curry, kishte krijuar një lloj apeli brenda GoFundMe për ta ndihmuar Ross ‘të gjente një shtëpi, të paguante për ndihmë mjekësore dhe stabilitet gjatë këtyre kohërave’.

Apeli filloi pasi komuniteti i hip-hopit u shqetësua për gjendjen e Robert-it, i cili e kujtoi të ndjerin DMX nga një shtrat spitali, në një seri videosh që përshkruanin shumë probleme të tij mjekësore.

Përndryshe, seritë e postimeve të Black Rob në Instagram u shpërndanë nga DJ Self javën e kaluar.

“Unë jam duke luftuar me këtë për pesë vjet. Katër goditje. Nuk di çfarë t’ju them… Unë nuk kam asnjë shtëpi për të jetuar”, tha reperi.

Black Rob ishte i njohur edhe për repturën e tij brenda këngës “Bad boy for life” të P Diddy-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore