Jetesë & Stil

Yll Limani me tatuazh të ri


Yll Limani - Artist

Artisti i njohur nga Kosova, Yll Limani, i njohur për të qenit shumë aktiv në rrjetet sociale, së fundmi, ka lënë të kuptohet se në trupin e tij e ka shtuar edhe një tatuazh të ri.

Tatuazhi i ri i Yllit i është kushtuar, asaj për të cilën, ai gjithmonë e thekson se e dashuron – bëhet fjalë për muzikën.

Përmes një postimi të ndarë në llogarinë e tij të Instagramit, artisti i hitit “Najher”, ka zbuluar se në trupin e tij ka vizatuar një notë muzikore, ndërkohë që për tu dukur më “cool”, asaj i ka shtuar edhe një “emoji”, duke buzëqeshur.

Imazh i publikuar nga Yll Limani në media sociale.Kjo mund të jetë edhe si rezultat i lidhjes së tij të ngushtë me muzikën, për të cilën ai flet gjithmonë në intervistat e tij.

Imazh i publikuar nga Yll Limani në mediat sociale.

Madje, të qenit i suksesshëm në estradën shqiptare të muzikës, e ka bërë Yllin, një nga artistët më të kërkuar në treg.

Edhe gjatë këtij viti, kur masat anti COVID-19 ishin lehtësuar, Ylli, ishte shumë aktiv me mbrëmje muzikore dhe koncerte, derisa ka publikuar edhe disa këngë të suksesshme.


Yll Limani.

Gjithsesi, e fundit prej tyre mbetet kënga “E di x Marre”, projekt ky me të cilin ai u shfaq bashkë me këngëtaren e famshme shqiptare, Elvana Gjatën.

Projekti muzikor i Yllit bashkë me Elvanën, pos që pranoi kritikat më pozitive dhe dashurinë e publikut, ai i suksesshëm u tregua edhe në platformat digjitale.

Vetëm në platformën YouTube, “E di x Marre”, numëron mbi 20 milionë klikime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore