Film

Yjet që shkëlqyen në qilimin e kuq të këtij viti në – “Oscars”


Ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve “Oscars”, kësaj radhe është mbajtur në disa lokacione për t’iu përmbajtur masave paraprake të sigurisë anti COVID-19.

Por, ngjarja gjigande solli aktoret dhe aktorët më eminentë, pranë ekranit në një mënyrë të veçantë që audienca nuk kishte pasur mundësi ti shihte për një vit.

Ndërsa, yjet të cilët ishin pjesë e “Oscars” për këtë vit, me anë të stilit unik të veshjeve të tyre, u treguan të vendosur për të rikthyer elegancën, që dikur ishte sinonim i ekranit nëpër evenimente të tilla.

Shtëpitë e modës si; “Valentino Pierpaolo Piccioli”, “Louis Vuitton”, “Armani Prive”, “Versace” e shumë të tjera, prezantuan punën e tyre në veshjet e aktorëve pjesëmarrës në evenimentin e “Academy Awards – Oscars”, të këtij viti.

Albanian Post ju prezanton me disa nga veshjet më të mira, që shkëlqyen në tepihët e kuq të “Oscars”, për vitin 2021.

Zendaya, veshur nga Valentino

 

Brad Pitt, ka refuzuar të tregojë markën e veshjes.

 

Celeste, veshur nga Gucci

 

Amanda Seyfried, veshur nga Armani Prive

 

LaKeith Stanfield, veshur nga Saint Lauren.

 

H.E.R, veshur nga Dundas.

 

Halle Berry, veshur nga Dolce & Gabbana.

 

Colman Domingo, veshur nga Atelie Versace.

 

Carey Mulligan, veshur nga Valetino Couture.

 

Chloe Zhao, veshur nga Hermes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore