Pajisje

Xiaomi, telefon me ekran ‘ujëvarë’


Kompania kineze e teknologjisë, Xiaomi, ka paraqitur konceptin më të fundit të telefonit me ekran “ujëvarë” me katër lakime.

The Verge, faqe dedikuar të rejave teknologjike, sqaron se ekrani i konceptit të ri të telefonit ka kthesa të thella “ujëvare” 88 gradëshe në anën e majtë dhe të djathtë.

Gjithashtu, ato janë të pranishme edhe në pjesën e poshtme dhe të sipërme duke mos lënë vend për porta apo butona.

Sipas Xiaomi-t, ky koncept ka për qëllim “të shtrijë kufijtë e ekranit deri në pafundësi” në mënyrë që të mundësohet një dizajn pa porta. Mirëpo, The Verge dallon se pafundësia nuk është arritur pasi qoshet e ekranit janë lënë bosh me prerje të vogla dhe të rrumbullakosura.

Xiaomi ka shpjeguar se ekrani është rezultat i përparimeve të panumërta në teknologjië e lakimit dhe petëzimit të xhamit.

Megjithatë, The Verge hedh pretendimin se prezantimi i konceptit të ri të telefonit vetëm përmes imazheve virtuale, nuk jep shumë siguri lidhur me realizimin në realitet të teknoligjisë së ekranit.

Mirëpo, përfaqësues të Xiaomi-t i janë përgjigjur këtij pretendimi duke thënë se telefoni gjendet edhe fizikisht në testim e sipër duke pohuar se vet ata janë duke e përdorur.

Ky njoftim i kompanisë për nxjerrjen e telefonit me ekran “ujëvarë” pason njoftimin e kaluar të Xiaomi-t për nxjerrjen e karikuesit pa tel të quajtur Mi Air Charge i cili ende nuk ka dal në shitje fizikisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore