Teknologji

Xiaomi, ankesë ligjore kundër SHBA-së


Xiaomi Corp, kompania kineze e telefonave, ka paraqitur një ankesë ligjore kundër Departamentit të Mbrojtjes dhe Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirjen e saj në listën e kompanive që kanë lidhje me ushtrinë kineze.

Sipas Reuters, kompania ka paraqitur një ankesë pranë një gjykate të qarkut në Washington kundër Departamentit të Mbrojtjes dhe Thesarit në SHBA, duke kërkuar heqjen e prodhuesit kinez të smartphone-ëve nga lista zyrtare e kompanive që kanë lidhje me ushtrinë e Kinës.

Departamenti i Mbrojtjes dhe Thesarit në mes të janarit shtoi, Xiaomi-n dhe tetë kompani të tjera, te lista ku u kërkonte investitorëve amerikanë të zhvendosin pronat e tyre brenda një afati të caktuar.

Xiaomi e ka konsideruar vendimin e SHBA-së për ta përfshirë kompaninë te grupimi “kompani e ushtrisë komuniste kineze” të pasaktë duke u kërkuar gjykatësve ta shpallin vendimin të paligjshëm.

Sipas agjensisë së lajmeve, Reuters, Xiaomi ka njoftuar se 75% e të drejtave të votimit në kompani mbaheshin nga bashkëthemeluesit, Lin Bin dhe Lei Jun, pa asnjë pronësi ose kontroll nga individë apo entitet i lidhur me ushtrinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore