Përballje

Xhiro e 29-të në Serie A do të zhvillohet të shtunën


Pas pauzës së futbollit të klubeve, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, sikurse çdo ligë, edhe Serie A italiane do të rifillojë në këtë fundjavë.

Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Serie A do të luhen të shtunën, për shkak se dita e diele shënon festen e Pashkëve.

Ndeshja e parë e kësaj xhiro do të zhvillohet në ora 12:30 në stadiumin “San Siro” të Milanos, aty ku “kuqezinjtë” do të përballen me Sampdorian.

Milani do të kërkojë të fitojë këtë ndeshje, kështu duke mbetur akoma në garë për titull dhe duke mbajtur ritmin për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Milani aktualisht gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 59 pikë, gjashtë më pak se Interi i vendi të parë, ndërsa Sampdoria ka 35 pikë dhe mban pozitën e 10-të.

Trajneri Stefano Pioli nuk do të ketë në dispozicion lojtarët si: Calabria, Diaz, Leao, Mandzukic dhe Romagnioli, ndërsa homologu i tij, Claudio Ranieri nuk do mund të llogarisë për këtë ndeshje në Egdal, Tonelli dhe Torregrossa.

Me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen shtatë ndeshje në kuadër të kësaj xhiro, ku Atalanta, Roma, Lazio e Napoli do të kërkojnë një vend që kualifikon në kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm.

Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në ora 18:00, aty ku Torino dhe Juventusi do të luajnë derbin e qytetit.

Juventus vjen në këtë ndeshje pas asaj humbjes befasuese nga Benevento dhe do të kërkojë të fitojë pikërisht përballë rivalëve të qytetit, për të mbajtur ende gjallë shpresat për titull.

Juventus pozicionohet në vendin e tretë në tabelë, të cilët pas 27 ndeshjeve të luajtura, kanë grumbulluar 55 pikë, ndërsa Torino gjendet në vendin e 17-të, të cilët pas po aq ndeshjeve posedojnë 23 pikë.

Dhe ndeshja e fundit e xhiros së 29-të në Seria A do të zhvillohet në ora 20:45, në të cilën Bologna do të jetë nikoqir i liderit aktual të tabelës inter.

Mysafirët vijnë në këtë ndeshje pas gjashtë fitoreve radhazi në ligë, ndërsa vendasit në pesë ndeshjet e fundit kanë marrë tri fitore dhe dy humbje.

“Zikaltërit” vijnë në këtë ndeshje pas një pushimi tre javor, të cilët për shkak të infektimeve me coronavirus të disa futbollistëve, nuk e zhvilluan ndeshjen e fundit në ligë, përballë Sassuolos.

Deri sa në këtë ndeshje, Antonio Conte, nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje vetëm D’ambrosion dhe Vidal.

Pra Inter pozicionohet në vendin e parë në tabelë, ku pas 27 gjirove, ka grumbulluar 65 pikë, gjashtë më shumë se Milan, ndërsa Bologna gjendet në vendin e 11-të me 34 pikë.

Ndeshjet e Javws sw 29-tw nw Serie A:

12:30  AC Milan – Sampdoria

15:00  Atalanta – Udinese

15:00  Benevento – Parma

15:00  Cagliari – Verona

15:00  Genoa – Fiorentina

15:00  Lazio – Spezia

15:00  Napoli – Crotone

15:00  Sassuolo – AS Roma

18:00  Torino – Juventus

20:45  Bologna – Inter

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore