Sport

Xhevdet Shabani transferohet te Malisheva


Klubi futbollistik nga Superliga e Kosovës, Malisheva, është duke qëndruar mjaft aktive në këtë afat kalimtar dimëror.

Pas transferimit të Labinot Ibrahimit dhe Fidan Gërbeshit, klubi nga Malisheva tani ka zyrtarizuar afrimin e Xhevdet Shabanit.

“Xhevdet Shabani është një nga përforcimet e radhës në klub deri më tani. Shabani la FC Prishtinën për t’u bërë pjesë e klubit tonë për pjesën e mbetur të këtij edicioni garash”.

“Në Superligën e Kosovës, për disa vite radhazi, Shabani ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të kampionatit, dhe ardhja e tij në FC Malisheva do të jetë një përvojë e veçantë për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Shabani karrierën si futbollist e filloi me Lepencin, për të kaluar më pas te Drita, ku pastaj la kampionatin kosovar, duke u transferuar te Teuta e Durrësit për sezonin 2014-2015.

Pas një sezoni të mirë në Kampionatin shqiptar, Shabani nënshkroi me Feronikelin, luajti edhe për Besën dhe së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore