Sport

Xhaka harron që është live, shan gjatë intervistës


Kapiteni i Arsenal-it, Granit Xhaka, ka dhënë një intervistë pas ndeshjes që ekipi i tij e fitoi në udhëtim te Chelsea me rezultat minimal 0:1.

Futbollisti nga Kosova shau gjatë intervistës, i cili më pas kërkoi falje.

Ai tha: “Mund ta shihni atmosferën, është **** e pabesueshme”, kur u pyet nga gazetari për tifozët e Arsena-it që ishin duke festuar në tribuna.

Kujtojmë që Xhaka po kalon momente shumë të mira me klubin e tij. Ai është duke u treguar një lider i vërtetë në mesfushën e “Topçinjve”, duke mbajtur vendin e parë në Premier Leauge.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore