Përballje

Xhaka dhe Arsenal kërkojnë kualifikimin, formacionet e mundshme


Arsenal kërkon fitore të enjten ndaj ekipit Benfices që do t’i sigurojë kualifikimin tutje për fazën e 1/8-ve të finales në Ligën e Evropës.

Ndeshja do të fillojë në ora 18:55, në stadiumin “Georgios Karaiskakis” të Athinës, për shkak të protokollit antiCOVID-19.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1:1, ku londinezët shpërdoruan shumë raste të mira për gol, kështu duke e bërë më të vështirë kualifikimin tutje.

“Topçinjtë”  nuk po kalojnë momente aq të mira, ku në pesw ndeshjet e fundit në të gjitha garat kanë tre humbje kundrejt një barazimi dhe një fitoreje, ndërsa Benfica në  pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tre barazime.

Për skuadrën e Arsenal, do të mungojë mbrojtësi anglez Holding, ndërsa për portugezët nuk do të mund të paraqiten Almeida, Jardel dhe Samaris.

Formacionet e mundshme:

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Luiz, Gabriel, Tierney; Xhaka, Ceballos; Saka, Odegaard, Smith Roëe; Aubameyang

Benfica (4-4-2): Leite; Gilberto, Vertonghen, Otamendi, Grimaldo; Silva, Ëeigl, Pizzi, Everton; Nunez, Ëaldschmidt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore