Sport

Xhaka 200 ndeshje me Arsenal-in


Granit Xhaka është një nga lojtarët më të spikatur te Arsenal-i. Mesfushori është stabël në formacionin e Mikel Arteta-s. Në ndeshjen kundër Wolves-it, e humbur 2-1, Xhaka ka arritur paraqitjen e 200 me fanellën e topçinjëve.

27-vjeçari u transferua në Londër nga Borussia Monchengladbach-u, në verën e 2016, për 45 milionë euro. Që nga ajo kohë numëron 200 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

148 paraqitje në Premier Ligë, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar 14 herë. Në Kupën FA ka 14 paraqitje, vetëm një asist. Në Kupën EFL ka shtatë paraqitje dhe dy gola të realizuar. Dy parqitje për të edhe në Community Shield, ku ka dhuruar një asist.

Në Ligën e Kampionëve ka shtatë prezenca me topçinjë, ku ka shënuar edhe një gol. Në Uefa Europa Ligë ka 22 paraqitje, një gol dhe tre asiste.

Me Arsenal-in ka fituar dy Kupa FA dhe dy Superkupa të Anglisë.

Xhaka bie në sy dhe për numrin e lartë të kartonave që merr. Janë 54 kartona të verdhë dhe tre të kuq.

“Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Më bëjnë shumë krenar (200 paraqitjet)”- ka thënë Xhaka pas ndeshjes me Wolves-in.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore