Shqipëria

Xhaçka takon homologun sllovak


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar të mërkurën, një takim zyrtar me homologun e saj të Sllovakisë, Ivan Korčok.

Ajo ka shprehur mirënjohje për donacionin që qeveria sllovake dorëzoi, për një prej spitaleve tona, në shenjë solidariteti kundër pandemisë globale Covid 19.

Xhaçka është shprehur se diplomacia ekonomike është një prioritet me shumë mundësi zhvillimi për të dy vendet tona.

Gjithashtu ajo ka njoftuar se Kosova duhet të ketë “shumë shpejt” një zyrë përfaqësimi të sajën në Bratislavë.

Xhaçka është treguar mirënjohëse dhe ndaj mbështetjes së Sllovakisë në integrimin e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore