Kosova

Xhaçka përshëndet marrëdhëniet diplomatike Kosove-Izrael


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur të hënën përmes një postimi në media sociale, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm”, shkruan ajo.

Sipas Xhaçkes, kjo ngjarje historike, “konfirmon” edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Gjithashtu, ajo ka shprehur mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për mbështetjen që kanë dhënë gjatë procesit të njohjes.

Me 1 shkurt, Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovës, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit ne Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore