Shqipëria

Xhaçka: Marrëveshja ndërkufitare me RMV-në nxit zhvillimin e bizneseve të reja – impuls ekonomik në qarqet që prek


Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se marrëveshja ndërkufitare mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të nxisë zhvillimin e bizneseve të reja dhe do të jetë një impuls ekonomik për qarqet që prek.

Xhaçka u ndal në fillim të fjalës së saj te viktimat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit.

“Kjo marrëveshje duhet të ishte një ditë dhe kremtim feste por mendjet tona janë pranë familjarëve të viktimave”, tha fillimisht zyrtarja shqiptare.

Lidhur me marrëveshjen, ministrja falenderoi të gjithë aktorët evropianë që influencuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Marrëveshje ndërkufitare midis qeverive është një mbështetje ekonomike dhe sociale në zonat që ajo prek”, nënvizoi më tej Xhaçka.

Sipas zyrtares së diplomacisë shqiptare, kjo marrëveshje do të nxisë zhvillimin e bizneseve të reja në qarqet Dibër-Elbasan-Korçë.

Ajo dha disa shifra paraprake të të ardhurave që burojnë nga kjo marrëveshje – vlera kap shifrën e 1 milion e 530 mijë eurove.

Bashkangjitur financimit të përbashkët të të dyja qeverive, ministrja theksoi se vlera do të kapë shifrën e 1 milion e 800 mijë eurove.

Por, në përmbyllje ministrja e Jashtme solli në vëmendje se kjo marrëveshje nuk është një vlerë e shtuar vetëm për aspektet ekonomike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore