Sport

Xha’ Toni larg Rafa-s, afër Felix-it – në zemër ende me Rafa-n


Toni Nadal, xhaxhai dhe ish-trajneri i kampionit spanjoll Rafael Nadal, i është bashkuar ekipit stërvitor të kanadezit Felix Auger-Aliassime.

I njohur botërisht si “xhaxha Toni”, ka stërvitur dhe e ka shoqëruar nipin e tij (Rafa Nadal) që kur ishte fëmijë, kur u rrit dhe vijoi me karrierën profesioniste, e deri në 2017, atëherë kur u shkëput prej tij.

Tashmë xha’ Toni do të punojë për tenistin e ri 20 vjeçar dhe mjaft të talentuar Auger-Aliassime dhe pret t’i bashkohet në kampionatin Monte Carlo Masters javën e ardhsme, por ai kurrë se kishte menduar se do të vinte kjo ditë:

“Kurrë se kam marrë në konsideratë të punoja për dikë tjetër”, u shpreh 60 vjeçari Toni për BBC Sports.

Xha’ Toni u shkëput nga ekipi i nipit të tij dhe Akademisë Rafael Nadal n Majorka të Spanjës, pasi e ndihmoi të merrte Grand Slam-in e 16 (Rafa ka 20 të tillë).

Auger-Aliassime renditet i 22-ti në botë dhe ka vendosur të mbajë edhe trajnerin e tij të parë bashkë më xha’ Tonin, Frederic Fontang.

Mirëpo xhaxhai i Rafael-it, nuk ka ndërmend të mbajë anën e askujt kur të vij dita e duelit mes nipit të tij dhe studentit më të ri kanadez:

“Nëse do doja që Rafa të humbiste kundër dikujt, nuk do zgjidhja askënd tjetër veç Felix-it. Jam ende xhaxhai i tij dhe jam përfshirë për vite me radhë në rritjen dhe stërvitjen e tij”, tha xha’ Toni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore