Sport

Xavi për ndeshjen kundër Frankfurt-it: Ne ndiheshim sikur spo luanim në shtëpi


Xavi Hernandez ka pohuar se ai është ndjerë në siklet edhe para se autobusi të mbërrinte në Camp Nou përpara ndeshjes së tyre kundër Eintracht Frankfurt.

Mijëra tifozë gjermanë arritën të siguronin biletat për duelin e së enjtes në Kataloni dhe pushtuan pjesë të mëdha të tribunave, gjë që bëri të ndjehej sikur mysafirët po luanin në shtëpi.

“Kur u largova nga hoteli, pashë se diçka nuk shkonte”, tha Xavi në konferencën për shtyp.

“Ata na hodhën gjithçka, ne ndiheshim të grabitur në shtëpi, nuk dukej sikur po luanim në shtëpi”.

“Gjithçka filloi keq. Më pas erdhi penalltia. Ishte një natë fatale në çdo aspekt. Filloi dhe përfundoi keq”.

“Është një goditje e rëndë, ata na kanë eliminuar nga Europa League. Shpresonim ta fitonim dhe të shkonim direkt në Ligën e Kampionëve dhe nuk ia dolëm”.

Është folur nëse Barcelona mund të kombinojë të luajë futboll tërheqës me fitimin e titujve, por Xavi është i bindur se filozofia e skuadrës nuk do të ndryshojë.

“Me këtë stil, ne kemi fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Johan Cruyff e prezantoi atë. Ka dhënë fryte dhe rezultate. Ne duhet ta përmirësojmë atë, por jo të zbehemi. Duhet të besojmë, korrigjojmë dhe përmirësojmë. Nuk do të ndryshojmë ADN-në tonë për humbjen e një ndeshjeje apo një titulli”.

Barcelona do të përballet me Cadiz-in në shtëpi të hënën, me Xavi-n duke e bërë të qartë se ekipi i tij duhet të përmirësojë disa aspekte të lojës së tyre.

“Lojtarët përmirësohen duke punuar”, vuri në dukje Xavi.

“Duhet të përmirësoheni dhe të mos pranojmë lehtë. Duhet të përmirësohemi në minutat e para të ndeshjeve. Është përqendrimi”.

“Ne donim të fitonim një titull dhe ne jemi ende duke luftuar për ligën. Ne jemi në garë, megjithëse është e komplikuar. Jam krenar për mënyrën se si ata konkurruan të enjten, por ne nuk luajtëm mirë. Unë u kam treguar atyre gabimet tona”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore