Bota

Wuhan-i fsheh numrin real të infektimeve


Gati 5% e njerëzve në qytetin kinez të Wuhan mund të jenë infektuar me Covid-19, ka treguar një studim  në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Popullsia e Wuhan kap shifrën 11 milion banor, nga të cilët 500 mijë rezultojnë që mund të kenë pasur virusin.

Ndërkohë numri i regjistruar zyrtarisht i Wuhan-it është 50 mij e 354 raste, pra 10 herë më pak.

Studimi përdori mostrat e gjakut të 34 mijë njerëzve për antitrupa të koronavirusit, të cilat u morën në Wuhan dhe qytete të tjera në provincën Hubei-t, si dhe në Pekin, Shangai, provincat e Guangdong-ut, Jiangsu, Sichuan dhe Liaoning-ut për të vlerësuar nivelet e infeksionit Covid-19.

Studiuesit gjetën një shkallë të prevalencës së antitrupave prej 4.43% për Covid-19 midis banorëve në Wuhan, por kjo shkallë ndryshon nga qyteti Wuhan-it në raport me qytetet e tjera.

Në qytetin Hubei, vetëm 0.44% e banorëve të anketuar kishin antitrupa.

Ndërkaq, jashtë provincës, antitrupat u zbuluan vetëm në dy persona midis më shumë se 12 mijë banorëve të anketuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore