Sport

Willi Orban nënshkruan kontratë të re me Leipzig-un


Klubi i Leipzig-ut ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së re me qendërmbrojtësin, Willi Orban-in.

28-vjeçari kishte kontratë deri në 2022 me gjermanët dhe tashmë ka nënshkruar zgjatjen e saj deri në 2025.

“Willi ka luajtur një rol të madh në rrugën tonë të suksesshme gjatë viteve dhe ka provuar edhe se sa i rëndësishëm është ai për ekipin tonë këtë sezon”, tha drejtori sportiv i Leipzig-u, Markus Krosche.

“Ai na udhëheq në fushë me paraqitjet e mira dhe është gjithashtu një pjesë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes. Willi është një simbol i Leipzig-ut dhe është figurë e rëndësishme identifikuese për tifozët tanë”.

Orban-i luan që nga viti 2015 me Leipzig-un, duke bërë 189 paraqitje, 18 gola dhe gjashtë asistime në total.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore