Jetesë & Stil

Will Smith shfaqet pa filtra dhe me kilogramë të shtuar


Mediat sociale kanë krijuar një realitet tjetër, që dallon nga përditshmëria jonë.

Fytyra të kuruara dhe trupat perfekt gjejnë popullaritet në rrjete sociale, teksa janë kthyer në një shqetësim global duke shkaktuar probleme të shëndetit mendor tek persona të shumtë.

Ndërsa, janë të paktë në numër personat që publikojnë fotografi pa filtra ose efekte dhe modifikime drastike.

Por, si surprizë për publikun dhe ndjekësit  e tij, aktori i famshëm amerikan, Will Smith, ka postuar një fotografi pa filtra, në të cilën është shfaqur me një palë të brendshme dhe një xhaketë të hollë, teksa nuk ka ngurruar t’i ekspozoj kilogramët e shtuar.

“Do të jem i vërtetë me të gjithë ju, jam në formën më të keqe të jetës sime”, ka mbishkruar Smith, karshi fotografisë së postuar.

Ky postim u prit mirë nga publiku dhe shumë nga ndjekësit e përgëzuar për origjinalitetin e aktorit.

Ndryshe, Will Smith, aktualisht është duke xhiruar skenat e filmit “King Richard”, premiera e së cilit pritet të shfaqet gjatë këtij viti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore