Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka ndaluar Will Smith-in të marrë pjesë në çdo ngjarje të akademisë, përfshirë Oscars, për dhjetë vjet.
Njoftimi vjen afro dy javë pasi ai goditi Chris Rock-un në Oscar lidhur me një shaka për gruan e tij, Jada Pinkett Smith.
“Ky veprim që po ndërmarrim në përgjigje të sjelljes së Will Smith-it është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve dhe për të rivendosur besimin në akademi”.
Kështu ka bërë me dije presidenti i organizatës, David Rubin dhe shefi ekzekutiv, Dawn Hudson.
Sakaq, 54-vjeçari Smith ka lëshuar menjëherë një deklaratë në të cilën ka thënë se e pranon dhe e respekton vendimin e akademisë.
Lajmi vjen një javë pasi Smith-i dha dorëheqjen nga akademia, duke i quajtur veprimet e tij “tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”.
Me dorëheqjen, ai parandaloi atë që shumë prisnin të ishte pezullimi ose përjashtimi i tij i mundshëm nga akademia.
Përmes vendimit të akademisë, Smith-i konsiderohet i papërshtatshëm për nominimet e ardhshme për Oscar.
Kjo pasi kodi i brendshëm i sjelljes u jep liri drejtuesve të akademisë për masat disiplinore që mund të ndërmarrin për shkelje të standardeve të grupit.
Ato fillojnë nga një qortim i thjeshtë deri te përjashtimi dhe humbja e të drejtës për të marrë çmime Oscar në të ardhmen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Moody’s me vlerësim ‘pozitiv’ për Shqipërinë, ulet borxhi dhe rritet ekonomia
-
Kryediplomati grek: Greqia do të abstenojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Izraeli, palestinezët dhe sauditët – Rreziku diplomatik i Biden për të riparuar Lindjen e Mesme
-
O’Brien: Do bëjmë gjithçka që të themelohet Asociacioni, Kosova ka premtuar