Pajisje

Will.i.am krijon Xupermask: Maskat e reja që rikthejnë stilin në botë


Ballafaqimit me Covid-19 nuk po i shihet fundi, shumë këngetar këngëtar si Will.i.am po vënë bast se njerëzit do të vazhdojnë të përdorin ato pajisje mbrojtëse siç janë mbulesat e fytyrës edhe pas përfundimit të situatës aktuale.

Reperi njoftoi të martën se u bashkua me Honeywell për të sjellë dy versione të një maske fytyre me teknologji të lartë të quajtur Xupermask. Maska kombinon mbrojtjen, modelimin dhe përdorshmërinë në një produkt, shprehu Will.i.am.

Anëtari dhe themeluesi i Black Eyed Peas sugjeroi që maskat, të cilat dalin në shitje të Mërkurën, do të ishin të vlefshme për konsumatorët.

“Kemi kohë që i kemi parë këpucët si mjete mbrojtëse, por ato janë thjeshtë artikuj kulturorë që ne dalim dhe blejmë”, tha Will.i.am për Jim Cramer të CNBC në një intervistë për “Mad Money”. “Maska duhet të ketë të njëjtin lloj vëmendjeje ndaj detajeve, dashurisë dhe kujdesit ndaj vendit ku nuk po kompromentoni estetikën por edhe për të mbajtur veten dhe njerëzit e tjerë të sigurt”.

Maska synon gjithashtu ta bëjë të lehtë frymëmarrjen përmes një mbulese. Kjo është ajo ku John Waldron dhe ekipi i tij në Honeywell hyjnë për të furnizuar filtra HEPA. Waldron është CEO i biznesit të zgjidhjeve të sigurisë dhe produktivitetit të Honeywell.

“Ky Xupermask i veçantë ka një dizajn unik, për të cilin ne jemi shumë krenarë që sollën, e dini, filtrim të nivelit të lartë pa sakrifikuar përdorshmërinë ose modën”, tha ai. “Mendoj se u përpoqëm të ndërthurnim më të mirën e të dy botëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore