Sport

Wijnaldum mund të vazhdojë të Liverpool-i


Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum i ka dhuruar shpresë Liverpool-it se do të qëndrojë në klub edhe pas kësaj vere, kur i skadon kontrata.

30-vjeçari tash e shumë kohë konsiderohet si opsion për Barcelonën dhe Inter-in. Por, asnjë kontratë nuk është nënshkruar me këto dy skuadra.

Kjo edhe i hap rrugë Liverpool-it që të shpresoj për një kontratë të re me holandezin.

Që nga janari, Wijnaldum është i lirë që të bisedojë me çdo skuadër që i ofron interes, çka e bën qështjen e futbollistit të mos jetë më në duart e Liverpool-it.

Ai ka pasur shumë interes nga top skuadra evropiane që nga transferimi i tij te Liverpool-i pesë vite më parë.

Kohëve të fundit, Wijnaldum ka insistuar se do të ishte shumë i mërzitur nëse largohet nga Liverpool-i, përkundër se ende nuk ka një marrëveshje me klubin.

Edhe pse mund të lëvizë si transfer i lirë, Wijnaldum nuk është ndihmuar aspak nga pandemia Covid-19, për shkak të pagës që ai kërkon.

Por, holandezi është shumë i gatshëm të minimizoj kërkesat e tij në mënyrë që të vazhdojë në “Anfield”.

Klopp është shumë i lumtur me holandezin, të cilin e konsideron pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës.

Para Wijnaldum-it, futbollisti i fundit ‘i madh’ që u largua me parametra zero nga Premier League, ishte Aaron Ramsey, nga Arsenal-i te Juventus-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore