Boks

Whyte thërret Wilder “kloun mashtrues”


Pasi mposhti Aleksander Povetkin (36 – 3 – 0), Dillian Whyte (28 – 2 – 0) është kthyer në pretendentin numër një për titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda. Ndërkaq, Ëhyte nuk ka humbur aspak kohë dhe ka thërritur ish kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda, Deontay Ëilder.

Whyte nuk i kurseu fyrjet dhe mendimet për ËIlder-in, teksa pret ta nxisi të duelojë me të:

“Dua ta ndëshkoj. Frikacaku është mbuluar nga frika. Hajde më tako o klloun mashtrues!”, kështu e ngacmoi Ëhyte Ëilder-in ne Instagram.

Sa i përket mundësisë për të sfiduar Anthony Joshua-n (24 – 1 – 0) dhe Tyson Fury-n (30 – 0 – 0), dy kampionët brtianik aktual të peshave të rënda, të cilët presin të ndeshen midis njëri-tjetrit në qershor ose korrik, në një ndeshje që parashikohet të kaloj suksesin e rivalitetit legjendar Muhamed Ali – Joe Frazier, duken pak më larg se ç’duhet për momentin për Whyte.

Ishte Tyson Fury ai që e zhveshi Wilder-in nga titulli i kampionit në fuqi. Ndeshja e parë midis tyre në 1 dhjetor 2018, përfundoi barazim. Shumë shpejt të dyja palët dakordësuan për një ritakim të dytë për ta finalizuar shifrën.

22 shkurti i 2020-ës i gjeti përsëri në katrorin e ringut të boksit. Ndeshja u dominua nga Tyson Fury dhe i rrëmbeu amerikanit Wilder titullin e WBC-së (Këshilli Botëror i Boksit).

Ëilder dhe ekipi i tij ende pretendojnë se kontrata kishte hapësirë ligjore për kërkesën e një ndeshje të tretë me Fury-in, ndërsa krahu i kampionit britanik (Fury) e mohon tërësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore