Sport

White u përgjigjet pretendimeve të McGregor se UFC e dinin për lëndimin e tij para ndeshjes


Dana White dhe Connor McGregor

Dana White u është përgjigjur pretendimeve të Conor McGregor se UFC ishin të vetëdijshëm se ai e kishte të lënduar këmbën para duelit me Dustin Poirier.

Dëmtimi i McGregor ishte një nga më të rëndat në historinë e UFC.

McGregor hodhi hapin nga mbrapa për të goditur Porirer, por kjo nuk rezultoi siç donte ai, pasi ai theu këmbën para se ta sulmonte 32-vjeçarin.

Më tej, irlandezi deklaroi se UFC e dinte se ai ishte i lënduar para ndeshjes me Poirier, dhe ai drejtoi çdo skeptikë të mundshme te presidenti i UFC, Dana White.

White aprovoi pretendimet e McGregor, megjithatë, ai tregoi se McGregor kishte të drejtë të lidhte kyçet e këmbës me fashë, por vendosi mos ta bëjë.

“Ai ka pasur probleme në kyçin e këmbës në dy vitet e fundit. Dhe ai kishte pyetur nëse mund t’i lidhte kyçet e këmbëve me fashë në këtë ndeshje, dhe ai mori lejen për ta bërë atë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Nevada, por pastaj ai vendosi të mos i lidhte. Nuk e di pse. Ai ka pasur probleme të vazhdueshme me kyçet e këmbëve (arthritis) ”.

White u pyet gjithashtu për të ardhmen e McGregor, për të cilën ai tha se “superstari” mund të bëjë rikthimin e tij pas të rikuperohet.

“Do t’i duhet një vit që të shërohet para se të mund të kthehet, kështu që nuk e di. Ne do të shohim”, tha White.

“Ndeshjet e UFC janë të vështira dhe McGregor ka krijuar një emër të madh për veten e tij dhe ka fituar shumë para. Kështu që, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë me karrierën e tij në të ardhmen”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore