Sport

West Ham planifikon transferimin e Brojës


West Ham po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Chelsea, Armando Broja, në verë, pasi ai të përfundojë huazimin te Southampton, raporton “The Sun”.

David Moyes ka mbetur i impresionuar nga tre paraqitjet e lojtarit të përfaqësuses kuqezi përballë skuadrës së tij.

Broja “turullosi” mbrojtësit e West Ham në të dy përballjet e Premier League, si dhe në FA Cup në mars.

Moyes e ka bërë të qartë se dëshiron të shtojë cilësi në skuadrën e tij këtë verë për të siguruar që ata të mund të vazhdojnë të konkurrojnë me gjashtëshen e të mëdhenjëve.

Michail Antonio, sulmuesi i West Ham ka shënuar vetëm tre gola në 2022. Broja duket zgjidhja e duhur dhe bindëse për ish-teknikun e Manchester United.

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, ka qenë kritik ndaj Brojës kohët e fundit, por gjithsesi ai shpreson që ta këtë sulmuesin në “St May” edhe sezonin e ardhshëm.

Arsenali dhe Borussia Dortmund gjithashtu kanë shfaqur një interes në të kaluarën për shqiptarin. Ndërsa së fundmi është skuadra e Napoli-t që synon 20-vjeçarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore